Këtë fundjavë, në Perth të Australisë, do të zhvillohet eventi UFC-305 në artet marciale mikse.
Një event interesant, ku do të ketë edhe një duel për titullin kampion bote.
Bëhet fjalë për përballjen mes afrikano-jugorit Dricus du Plessis dhe neo-zelandezit Israel Adesanya.
Sfida është e vlefshme për titullin e peshës së mesme, që mbahet nga du Plessis.
Kjo do të jetë hera e parë për afrikano-jugorin që mbron titullin fituar në janar, ndërkohë që nuk humbet prej 9 duelesh (që prej vitit 2018). Ai ka një rekord prej 21 fitoresh e 2 humbjesh.
Ndërsa Adesania, me një rekord prej 24 fitoresh e 3 humbjesh, ka humbur dy nga sfidat e fundit. Ai ka qenë tri herë kampion bote në këtë peshë dhe synon që të triumfojë për herë të katërt.
Neo-zelandesi pritet të ketë edhe publikun si mbështetje të fortë, por përballë Dricus du Plessis, në një formë të shkëlqyer vitet e fundit, do ta ketë të vështirë.
UFC-305, sfidat kryesore
Dricus du Plessis – Israel Adesanya
Kai Fara-France – Steve Erceg
Mateusz Gamrot – Dan Hooker
Tai Tuivasa – Jairzinho Rozenstruik
Li Jingliang – Carlos Prates