“Pata një fatkeqësi të vogël. U sëmura, por tani ndihem mirë. Jam i përgatitur dhe gati”, për ndeshjen kundër YouTuber-it të kthyer në boksier, Jake Paul.
Mike Tyson, në një konferencë të përbashkët për shtyp në SHBA, foli për ndeshjen e planifikuar më 15 nëntor në Teksas, datë e zgjedhur pas shtyrjes së asaj të planifikuar për 20 korrik për shkak të një problemi shëndetësor të legjendës 58-vjeçare të boksit.
“Ai mund të ketë qenë në ring me njerëz që kishin të njëjtin synim, – vazhdoi Tyson, sipas asaj që raporton ESPN, duke folur për rivalin e tij, i cili është 27 vjeç, – por realiteti është ndryshe. Sapo ta kap këtë djalosh gjithçka do të marrë fund, ai do të ikë si një hajdut”.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin AT&T në Arlington, me një kapacitet prej 80 mijë vendesh dhe do të konsiderohet ndeshje profesionale, në tetë raunde nga dy minuta secili. Kur u pyet se cili ishte motivimi i tij, Tyson tha:
“Sepse unë mundem. Kush tjetër mund ta bëjë këtë përveç meje? Ne kemi një YouTuber që përballet luftëtarin më të madh që ka jetuar ndonjëherë.”
Paul, i cili ka një rekord 10-1 në karrierën e tij si boksier, tha se ai “respekton dhe e do Mike, por ne nuk do të jemi miq deri më 15 nëntor”.