Conor McGregor ka mbetur i pakënaqur nga deklarata e presidentit të UFC, Dana White, që tha se irlandezi do të rikthehet në kafaz vitin tjetër. Ish-kampioni i dyfishtë i botës, që nuk duelon prej tri vitesh, ka kërkuar të duelojë në dhjetor të këtij viti.
“Jo këtë vit. Conor nuk do të luftojë këtë vit”, tha Dana White disa ditë më parë në lidhje me rikthimin e McGregor. Nuk ka munduar reagimi i irlandezit përmes një postimi në rrjetet sociale, ku kërkon të duelojë në eventin UFC-310, më 14 dhjetor.
“Ah Dana, dhjetori është data e rikthimit tim! Të gjithë, shënoni vitin kalendarik në shtëpitë tuaja me një ngjarje fituese! në do të shkoj në lartësi muajin tjetër për t’u përgatitur. Dana, UFC, ne duam dhjetorin, e meritojmë atë datë”, tha Conor McGregor.
Kjo nuk është hera e parë që McGregor i anulohen planet e dhjetorit. Vitin e kaluar “The Notorious” shpresonte të luftonte deri në fund të vitit 2023, por problemet me USADA e penguan atë të konkurronte. UFC njoftoi një datë rikthimi në qershor, por irlandezi u tërhoq për shkak të një gishti të thyer.
Në rast se rikthimi në dhjetor i irlandezit do të konfirmohet, nuk ka asnjë ndryshim në lidhje me kundërshtarin e “the notorious” në kafaz. Conor McGregor kundër Michael Chandler pritet të jetë ende ngjarja kryesore e atij eventi.