Canelo Alvarez mbron titujt

Boksi

Canelo Alvarez mbron titujt

Më: 15 shtator 2024 Në ora: 12:43
Canelo Alvarez

Boksieri meksikan Saul Canelo Alvarez mbrojti titujt kampionë bote në peshën super të mesme, duke fiktuar me vendim unanim ndaj amerikanin Edgar Berlanga. 34-vjecari meksikan mbetet kështu kampion i padiskutueshëm i kësaj kategorie peshe.

Berlanga, që vine si i pamposhtur në këte sfidë (humbja e parë pas 22 fitoresh), synonte të rrëzonte nga froni legjendën meksikane, por pa sukses. Të tri gjyqtarët i dhanë fitoren Alvarez (118-109, 118-109 dhe 117-110).

Amerikani nuk bëri mjaftueshëm në ring për të fituar, duke u detyruar të pranojë humbjen.

Sfida zhvilluar në Las Vegas u dominua nga Canelo Alvarez, përvoja e të cilit bëri diferencën ndaj një rivali aspak të lehtë.

Madje në raundet e para ishte Canelo Alvarez ai që hodhi në tapet Berlanga, që ringrihet në këmbë dhe reziston deri në fund. Meksikani ka një rekord prej 62 fitoresh, 2 humbjesh e 2 barazimesh në karrierë, një boksier që ka shkruar historinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat