Boksieri shqiptar, Amarildo Bakaj, vijon të mahnisë me performancën e tij, teksa mbrëmjen e sotme triumfoi ndaj ganezit, Maluvi Folivi.
Në ndeshjen e zhvilluar në Londër, shqiptari ishte i papërmbajtshëm.
Pavarësisht se e nisi ndeshjen jo mirë dhe rivali po kryesonte me pikë, Amarildo Bakaj përmbysi gjithçka në raundin e katërt.
Një grusht i fuqishëm nga Bakaj bëri që ai të kthente gjithçka në favorin e tij duke e fituar në fund duelin.
Goditja e fuqishme e boksierit shqiptar e detyroi ekipin e ganezit që të hidhnin flamurin e bardhë të dorëzimit në ring.
Kjo ishte ndeshja e 12 në karrierë për Amarildo Bakajn, që nuk njeh asnjë humbje, por vetëm fitore.