Boksieri shqiptar i papërmbajtshëm në Londër dhe feston me plis të bardhë, ganezi dorëzohet

Boksi

Boksieri shqiptar i papërmbajtshëm në Londër dhe feston me plis të bardhë, ganezi dorëzohet

Më: 15 shtator 2024 Në ora: 23:39
Amarildo Bakaj

Boksieri shqiptar, Amarildo Bakaj, vijon të mahnisë me performancën e tij, teksa mbrëmjen e sotme triumfoi ndaj ganezit, Maluvi Folivi. 

Në ndeshjen e zhvilluar në Londër, shqiptari ishte i papërmbajtshëm. 

Pavarësisht se e nisi ndeshjen jo mirë dhe rivali po kryesonte me pikë, Amarildo Bakaj përmbysi gjithçka në raundin e katërt.  

Një grusht i fuqishëm nga Bakaj bëri që ai të kthente gjithçka në favorin e tij duke e fituar në fund duelin.

Goditja e fuqishme e boksierit shqiptar e detyroi ekipin e ganezit që të hidhnin flamurin e bardhë të dorëzimit në ring. 

Kjo ishte ndeshja e 12 në karrierë për Amarildo Bakajn, që nuk njeh asnjë humbje, por vetëm fitore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat