Gjyqtari i boksit, Visar Ibrahimi, shpreh shqetësimin për referimin në boks, ku është katandisur në vitet e fundit.
Ibrahimi i drejtohet kryetarit të Shoqatës së Gjyqtarëve të Boksit të Kosovës, Agim Tahiraj, duke i thënë se është koha që të zgjohet nga gjumi.
“I drejtohem me disa fjalë kryetarit te shoqatës, Agim Tahirit, pasi qe mandati i tij ka filluar rreth 2 vite pas shumë premtimeve të cilat i ka premtu para se te ishte kryetar i shoqatës. Deri me sot asgjë.
Dua ti them: Zgjohu nga gjumi sepse boksi i Kosovës ka mungesë të referëve me licencë nga AIBA dhe tani është seminari i radhës në Kammerstein të Gjermanisë.
Bisedova me kryetarin e shoqatës, a keni bërë ndonjë përgatitje ose plan për dërgimin e referëve për licencim për 1 ylli? Ai përgjigjet: Jo, ku ka se nuk e di! Aq i interesuar është për licencimin e gjyqtarëve të ri që s’ka haber as kur mbahen as ku mbahen”, thotë Ibrahimi për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Ibrahimi shpreh revoltën e tij për faktin se referimi po shkon drejt humnerës.
“Kështu që i them zgjohu nga gjumi sepse jeni kryetar i shoqatës dhe duhet ti avanconi gjyqtarët e ri jo të rrini ende në kohën e paraluftës, që e përmend shpesh:
Unë, unë, unë. Jetoni kohën tani, lini matematikat!
Jepi mundësi të rinjve, është interes i FBOXK-së të ketë refer me licencë. Nuk duhet për interesa personal të bëni anashkalimin e gjyqtarëve të rinj. Nuk kanë haber në këtë sport, shkoni merrni gjyqtarë nga muay – thai, seriozisht
Është për të ardhur keq në çfarë gjendje janë mbet referët.
40 euro paguhet mëditja e një referit. Na thanë që kanë mi rritur e me bë 50. Seriozisht është për të ardhur keq. Mos harro, unë nuk frikohem ndëshkimi të stilit komunist”, thotë Ibrahimi.