Agim Tahiraj: Visar Ibrahimi, me vjen mirë që ju paska dalur gjumi dhe qe dy vite nuk jeni lajmëruar! A e di çka të pret?

Boksi

Agim Tahiraj: Visar Ibrahimi, me vjen mirë që ju paska dalur gjumi dhe qe dy vite nuk jeni lajmëruar! A e di çka të pret?

Nga: K. Goca Më: 17 shtator 2024 Në ora: 22:06
Agim Tahiraj

Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve të Boksit të Kosovës, Agim Tahiraj, i ka reaguar gjyqtarit Visar Ibrahimit, kur thotë se le të zgjohet Tahiraj nga gjumi dhe se nuk e kanë as një refer të ri me licencë të AIBA-s.

“Visar Ibrahimi me vjen mirë që ju paska dalur gjumi po thuaj qe dy vite nuk jeni lajmëruar në ShGjBK. e për këtë nuk jeni në ngjarje, së pari disa here ke qenë i ftuar për të ndarë drejtësinë nuk ke ardhur.

Të kam shkruar, ju kam bërë zile në tel e nuk jeni lajmeruar, po ashtu nuk ke ardhur në Kampionatin e Kosovës as qe je lajmëruar andaj tani qenke zgjuar”, i përgjigjet Tahiraj.

Kryetari shoqatës ja numëron edhe disa gjëra tjera Ibrahimit.

”Ke qenë i ftuar në seminar nuk ke ardhur as qe je lajmëruar, andaj dhe më vjen keq se për ketë nuk je i njoftuar se me ardhjen time tani janë dhe gjashtë (6) gjyqtar[ të rinj, pesë (5) janë meshkuj e një (1) femër, pra tani shoqata ka dhe gjashtë gjyqtar të rinj.

Sa i përket seminareve unë nonstop jam interesuar përmes federatës së boksit ku në emailin e FBOXK-së vinë rregullisht njoftime se ka apo s’ka seminare për gjyqtar apo për trajner. Unë nonstop kontaktoj me institucionin që duhet pra me FBOXK-në, e di qe aty nuk ka ndonjë njoftim se dikund ka seminar të tillë, dhe po qe se rastësisht ka në Gjermani - Gjermania tani dhe nuk është më pjesë e IBA.

Pra ne si shoqatë asnjë vendim nuk mund të marrim pa konsultën e FBOXK-së, pasi që jemi nën ombrellën e FBOXK-së”, ka thënë më tej. Tahiraj flet edhe për delegime.

“Sa i përket dërgimit të gjyqtarëve të rinj për licencime ne jemi të interesuar shumë dhe të njoftoj opinionin se pikërisht ti ke qenë një ndër të parët që ke qenë në kurs për licencim, ku për fat të keq ke dështuar.

Nuk ke mundur të kalosh provimin, tani kur bëhet delegimi për licencim duhet të mbahet një rend e ka koleg tuaj që nuk ju ka dhënë rasti e besoj se ka te tjerë që duhet t’u jepet rasti. Jo dikujt 2 herë e dikujt jo, ne kur te dim apo na vjen njoftimi përmes federate do ftohet takimi me shoqatën e aty vendos shoqata e jo unë, pra shumica vendos, kurrë nuk kam vendos vet dhe nuk tentoj te vendos vet për çdo gjë është shoqata.

Për sa i përket zgjedhjes sime normal jam zgjedhur me vota ku të gjithë kemi qenë prezent e po të kishe marr votat ti beso se me gjithë zemër të kisha uruar jo juve Visar por çdonjërit, çdo gjë ka qenë transparente.

Dhe së fundmi më shumë se një vit pagesa e mëditjes veç është 50 euro, kaq kemi patur mundësi, e gradualisht çdo gjë po rregullohet.

Pra me këtë po shihet se ju jeni në gjumë z. Visar Ibrahimi se nuk jeni në ngjarje qe janë dhe gjashtë gjyqtar të rinj dhe po ashtu çka është folur për meditje është bërë.

Më vjen keq që keni bërë mungesë gati dyvjeçare, ke munguar dhe në seminar qe të njiheni dhe për ndryshimet e reja

Andaj unë mendoj se je i vetëdijshëm që të pret ndonjë dënim për këtë mungesë e injorim të shoqatës, andaj z. Visar Ibrahimi zgjohuni ju nga gjumi, respektoje shoqatën e gjyqtarëve të boksit dhe po ashtu statutin dhe rregullat e shoqatës.

Në boks veç jam afër 5 dekadave kështu që kam punuar nonstop dhe do punoj gjer sa të mundem, me vullnet të madh, pa asnjë tendencë jo njerëzore e jo sportive”, ka përfunduar Tahiraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat