Kampioni i botës arrestohet në aeroportin e Polonisë, lirohet pas ndërhyrjes së politikës

Boksi

Kampioni i botës arrestohet në aeroportin e Polonisë, lirohet pas ndërhyrjes së politikës

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 19:37
Oleksandr Usyk

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk është ndaluar nga policia e Poloinisë mbrëmjen e së martës, por më pas është lënë i lirë. Një video u shfaq në mediat sociale, ku shfaqej kampioni i botës në peshat e rënda, në pranga në aeroportin e Krakovit.

Ngjarja ndodhi para nisjes së boksierit të pamposhtur për në Londër, ku do të ndiqte sfidën mes Anthony Joshua dh Daniel Dubois, ditën e shtunë. Në një deklaratë në rrjetet sociale, Oleksandr Usyk tha: “Ndodhi një keqkuptim që u zgjidh shpejt. Faleminderit të gjithëve që u shqetësuan”.

ESPN ka raportuar se Usyk u konsiderua i paaftë për të udhëtuar, por ai po përpiqej të shpjegonte se ishte “i lodhur” pas 14 orësh udhëtimi nga Kievi. Usyk më vonë shkoi në Instagram për të thënë se ishte “një keqkuptim” me policinë lokale. “Faleminderit diplomatëve ukrainas për mbështetjen efikase”,tha më tej Usyk.

“Dhe, respekte për policinë polake për kryerjen e detyrimeve të saj pa lidhje me gjatësinë, peshën, shtrirjen dhe regalinë. Faleminderit Zotit për gjithçka”, u shpreh Usyk.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha në Telegram: “Kam folur me Oleksandr Usyk në telefon kur ai u arrestua. Isha i indinjuar nga ky qëndrim ndaj qytetarit dhe kampionit tonë”.

“Kam udhëzuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës dhe Ministrin e Punëve të Brendshme të Ukrainës që të hetojnë menjëherë të gjitha detajet e incidentit në aeroportin e Krakovit. U informova se gjithçka ishte në rregull, kampioni ynë u lirua dhe askush tjetër nuk e ndaloi”, tha Zelensky.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat