Federata e Boksit e Kosovës ka njoftuar se me shtatë boksierë do të udhëtojnë drejt Sarajevës.
Synimi është që të kthehen me medalje nga turneu ndërkombëtar “Mustafa Hajrullahoviq – Talijan”.
Turneu mbahet me 23 – 29 shtator.
“Kosova do të merr pjesë me 7 boksierë në turneun ndërkombëtar.
Pjesëmarrës do të jenë mbi 14 shtete.
Ekipin do ta udhëheq selektori Faton Xhakli me ndihmës trajnerin Shefki Bogujevci. Drejtësinë do ta ndajë gjyqtari ndërkombëtar IBA 3 yje Latif Demolli”, njofton Federata e Boksit e Kosovës.
Ekipi i Kosovës
Boksier i ri
60 kg Andi Temaj
Elit
54 kg Bashkim Bajoku
57 kg Luar Aliu
60 kg Lorent Murati
67 kg Loris Idrizi
86 kg Taulant Jakupi
92 kg Donat Syla