Joshua në nokaut, Dubois shpërthen: Jam një gladiator

Boksi

Joshua në nokaut, Dubois shpërthen: Jam një gladiator

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 00:03
Anthony Joshua në nokaut, pamje nga meçi

Daniel Dubois ka shkëlqyer sonte në Arabinë Saudite.

Dubois shënoi fitore në duelin kryesor të mbrëmjes së boksit, duke e mundur Anthony Joshuan me nokaut.

Ishte një goditje në kundërsulm në raundin e pestë, nga e cila nuk mundi të ngrihej ish-kampioni i botës, Anthony Joshua.

Image

Dubois - djathtas feston

Qysh prej raundit të parë, Dubois e nisi me një nokdaun, për ta vazhduar dominimin në raundet vijuese.

Dubois ka shkëlqyer duke ia shkaktuar Joshuas njërën prej humbjeve më të rënda në karrierë. Dubois mbrojti titullin e botës në versionin IBF. 

Boksieri britanik, Daniel Dubois, e ka quajtur veten gladiator pasi shkatërroi ish-kampionin Anthony Joshua.

“A jeni argëtuar?” pyeti Dubois tifozët në “Wembley” fillimisht para se të merrte mbështetjen e tyre. “Jam një gladiator”, shtoi ai.

“Ishte një rrugë e gjatë, jam i lumtur që jam në këtë pozitë. Dua të jem në majë të sportit, Zoti ju bekoftë të gjithëve. E falënderoj familjen time dhe ekipin që më ndihmoi të jem i gatshëm sonte.

Është  koha ime, nuk do të ndalem pa shfaqur gjithë potencialin tim”, u shpreh më tej Dubois.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat