Boksieri britanik, Daniel Dubois, sonte i ka dhënë leksion Anthony Joshua, duke e nokautuar në rundin e pestë.
Dubois mbrojti titullin e botës në versionin IBF.
“Jam një gladiator. Ishte një rrugë e gjatë, jam i lumtur që jam në këtë pozitë.
Dua të jem në majë të sportit, Zoti ju bekoftë të gjithëve.
E falënderoj familjen time dhe ekipin që më ndihmoi të jem i gatshëm sonte.
Është koha ime, nuk do të ndalem pa shfaqur gjithë potencialin tim”, tha Dubois.