Fitoi duke e poshtëruar Joshuan, por Dubois ka fituar shumë më pak se AJ

Boksi

Fitoi duke e poshtëruar Joshuan, por Dubois ka fituar shumë më pak se AJ

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 07:14
Daniel Dubois dhe Joshua

Daniel Dubois e ka mbrojtur titullin IBF, pasi e mposhti me nokaut Anthony Joshuan në raundin e pestë.

Që nga raundi i parë e deri në të pestin, The Dynamite ishte i pandalshëm, duke turpëruar AJ-n.

Por, si para ashtu edhe pas duelit, të gjithë duan të dinë se sa kanë fituar të dy boksierët.

Raportohet se Dubois ka arkëtuar katër milionë euro, por kjo mund të rritet deri mbi 10 milionë euro në varësi të shitjeve nga shikimet (pay-per-view).

Ky do të ishte fitimi i tij më i madh deri më sot pasi mori afër dy milionë në gusht 2023 pas humbjes nga Oleksandr Uysk.

Ndërkohë, raportohet se Joshua përkundër humbjes, do të marrë në shtëpi shtatë milionë euro, por kjo vlerë mund të rritet deri në 30 milionë euro varësisht se sa do të shikohet ky duel.

AJ thuhet se ka fituar po ashtu 30 milionë euro pasi rrëzoi ikonën e UFC-së, Francis Ngannou në fillim të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat