Vllaznia shpallet kampione e Shqipërisë

Boksi

Vllaznia shpallet kampione e Shqipërisë

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 22:20
Pamje

Ekipi i Vllaznisë është shpallur sot pasdite kampion i Shqipërisë për të rritur në boks. Eventi që zgjati tri ditë me radhë u zhvillua në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.

Para publikut të saj, skuadra shkodrane nuk zhgënjeu, duke nxjerrë 5 boksierë kampionë, më shumë se cdo ekip tjetër. Ndaj, një tjetër titull i merituar për këtë ekip, i 26-ti në historinë e tij.

Në vendin e dytë u klasifikua Tirana e pas saj Studenti, që nxorrën edhe nga dy boksierë kampionë. Ndërsa ekipet e Partizanit, Teutës, Flamurtarit e Apolonisë nxorën nga një boksier kampion.

Kjo larmishmëri boksierësh kampionë, nga disa ekipe, tregon jo vetëm për pjesëmarrjen e gjerë por edhe për faktin se kudo po punohet për të mbajtur gjallë këtë sport.

Për sa i përket nivelit, ai ishte i kënaqshëm dhe në ring pati mjaft sfida të bukura. Pjesëmarrëse në këtë event edhe disa boksiere femra, ku ky sport është ende në hapat e tij të parë.

Kampionët sipas peshave

48kg, Andrea Dalipi (Teuta)

51kg ,Hysen Karmenshtna (Vllaznia)

54kg, Brahim Ferko (Apolonia)

57kg, Arjol Zeneli (Flamurtari)

60kg, Ani Haxhillari (Vllaznia)

63.5kg, Kristi Bushi (Tirana)

67kg, Besian Karaj (Studenti)

71kg, Denis Nurja (Tirana)

75kg, Amar Koçi (Studenti)

80kg, Senad Drini (Vllaznia)

86kg, Bekim Vjerdha (Vllaznia)

92kg, Luis Gjolena (Partizani)

+92kg, Nelson Hysa (Vllaznia)

Renditja ekipore: Vllaznia, Tirana, Studenti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat