Ardian Krasniqi ka arritur me sukses ta mbrojë titullin e kampionit të boksit në WBO Intercontinental.
Boksieri nga Juniku, njëherësh edhe nipi i Luan Krasniqit, e mposhti me nokaut qysh në raundin e parë boksierin afrikan Saul Ivan Male.
Në meçin e zhvilluar në Ludwigsburg, të Gjermanisë, Krasniqi kishte përkrahjen e shqiptarëve, të cilët nuk i zhgënjeu dhe me një grusht të ”hekurt” e fitoi meçin shumë shpejt.
Pas meçit, Ardiani u shpreh se ishte i lumtur me fitoren, duke premtuar edhe titullin e kampionit botëror.
“Shumë shpejt do e sjelli kampionin botëror. Faleminderit të gjithëve që keni ardhur këtu për të më mbështetur”, u shpreh Krsaniqi.
Ardian Krasniqi nuk di ende për humbje në boksin profesionst, ku ka regjistruar 10 fitore.