Eris Bajra, djaloshi me prejardhje nga Kosova por që jeton dhe vepron në Bazel të Zvicrës, ne fundjavë ka arritur suksesin e tij më të madh në karrierë duke fituar titullin e kampionit botëror për të rinj në federatën prestigjioze, IBO.
Deri tek ky titull ai erdhi pasi mposhti boksierin nga Venezuela, Raul Ugueta, I cili kishte një rekord të frikshëm prej 12 fitoreve dhe vetëm 2 humbje në karrierë.
Ndryshe, ishte kjo një ndeshje shumë e fuqishme e cila zgjati plot 10 runda dhe u fitua me pikë. Cekim se Bajra gjatë gjithë kohës ka treguar një teknik të përsosur dhe ka qen ne avantazh gjatë gjithë kohës, madje në raundin e parë ai i dha një goditje shumë të fuqishme qe madje e dërgoi edhe në dysheme, por I njëjti arriti të mbijetoj.
Eris Bajra në boksin profesionist është vetëm 3 vjet dhe ai stërvit me njërin prej trajnerëve më të mirë të botës Istvan Szili i cili edhe ky dikur ishte kampion në IBO – WBO e UBF.
Ndeshjen e radhës, Bajra do ta ketë më 21 dhjetor në Bazel ku edhe pret shumë mbështetje nga fansat e tij. Ndryshe, cekim se Matchmaker personal i Bajrës është Avdyl Salihu, me të cilin ka një bashkëpunim shumë profesional dhe korrekt.