​Federata Shqiptare e Boksit shkon në gjykatë

Boksi

​Federata Shqiptare e Boksit shkon në gjykatë

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 21:10
Ilustrim

Federata Shqiptare e Boksit kishte planifikuar të dielën e 6 tetorit asamblenë e zgjedhjeve, e cila nuk do të kryhet.

“Rozafa Boks” ka kërkuar pezullimin e asamblesë, pasi pretendon se janë përjashtuar nga pjesëmarrja rreth 9-10 shoqata të tjera të boksit.

Ajo deklaron se presidenti aktual, Florend Kalivopulli, i cili është në garë për të marrë një tjetër mandat, ka përjashtuar shoqatat që të ketë numrat e nevojshëm për t’u rizgjedhur.

Ky pretendim është pranuar nga Gjykata e Tiranës, e cila i ka dhënë të drejtë Shoqatës “Rozafa Boks”, duke marrë kështu vendim për pezullimin e asamblesë zgjedhore të Federatës Shqiptare të Boksit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat