Usyk replikon me Furyn

Boksi

Usyk replikon me Furyn

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 11:24
Pamje nga një meç

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka replikuar me rivalin e tij britanik Tyson Fury. Ky i fundit komentoi pak ditë më parë për revanshin e dhjetorit, duke thënë se ukrainasi do të ndiente zemërimin e tij në duelin e tyre të ardhshëm.

Usyk mundi “Gypsy King” me vendim shumice në maj për t’u bërë kampion i padiskutueshëm i botës në peshën e rëndë. Revanshi është planifikuar për më 21 dhjetor në Riad të Arabisë Saudite.

Ukrainasi në një postim Instagram iu përgjigj Fury: “Ti je vërtet i lezetshëm, miku im“, koment shoqëruar edhe me një foto të britanikut që ka pësuar një grusht nga Usyk gjatë duelit të zhvilluar në maj.

“Nga sfida me Tyson Fury mësova shumë për të, shumë gjëra që pashë në luftë nuk i kisha parë në TV apo në zënkat që kishim patur. Kështu do të përgatitemi edhe më mirë”, u shpreh Usyk.

“Dhe, në dashtë Zoti, do të tregojmë sërish formën tonë më të mirë. Kam një motivim të jashtëzakonshëm. Më thonë shpesh se kam bërë gjithçka, por ne thjesht punojmë çdo ditë. Çdo ditë është një ditë e re”, tha Usyk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat