Festivali i 4-të i Filmit Sportiv ‘Prishtina 2024’, i kushtohet Mehmet Bogujevcit

Boksi

Festivali i 4-të i Filmit Sportiv ‘Prishtina 2024’, i kushtohet Mehmet Bogujevcit

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 22:15
Mehmet Bogujevci

Një dokumentar për legjendën e boksit, Mehmet Bogujevci, kapiten i gjeneratës së artë të Prishtinës dhe nënkampion i botës në vitin 1978.
Bogujevci si asnjëherë më parë i emocionuar, për faktin se i kujtohen kohërat më të arta që kaloi si boksier i Prishtinës, me të cilën klub doli pesë herë kampion i ish Jugosllavisë.

“Festivali i 4-të i Filmit Sportiv "Prishtina 2024", mblodhi kontribuues dhe doajenë të shumtë të sportit, të cilët patën rastin të shohin premierën e dokumentarit "Legjenda e ringut", të autorit Dukagjin Rudari, që i kushtohet karrierës së legjendës së boksit, Mehmet Bogujevci, nënkampion bote në vitin 1979.

Në hapje folën presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani, ambasadori i Ambasadës së Francës në Kosovë, Olivier Guerot dhe vetë akteri kryesor i dokumentarit, Mehmet Bogujevci.

Dokumentarë tjerë do të shfaqen nesër (e mërkurë) prej orës 17:15, ndërsa hyrja është falas”, ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat