Anthony Joshua e pyet: Je gjerman? Liridon Krasniqi kështu ia kthen...

Boksi

Anthony Joshua e pyet: Je gjerman? Liridon Krasniqi kështu ia kthen...

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 11:55
Krasniqi e Joshua

Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Liridon Krasniqi para disa ditësh takoi ish-kampionin e botës në boks, Anthony Joshua.

Kjo dyshe pati edhe një bisedë të shkurtër mes vete.

Joshua e pyeti Krasniqin se a është nga Gjermania, por përgjigja e ish-lojtarit ishte se është shqiptar.

“Je nga Gjermania me orgjinë?”, ishte pyetja e Joshuas

“Jo, jam shqiptar”, u shpreh Krasniqi

Krasniqi gjithashtu i tregoi Joshuas se ishin takuar edhe më parë, por tani ka bërë një ndryshim të madh.

Kurse boksieri, i tha se tani qenke duke fituar më shumë para sesa herën e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat