Haxhi Krasniqit i vdes personi i dashur: Më coptove shpirtin

Boksi

Haxhi Krasniqit i vdes personi i dashur: Më coptove shpirtin

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 19:59
Haxhi Krasniqi me babain e tij

Boksierit Haxhi Krasniqi i ka vdekur personi më i afërt në familje.

Bëhet fjalë për babain e tij, Tafil Krasniqi, i cili ndërroi jetë gjatë ditës së sotme.

Këtë e konfirmoi vetë boksieri përmes një postimi në rrjetin social në “Instagram”.

“Më coptove zemrën o babë”, shkruan ndër të tjerash në “Instagram”.

“Më Coptove në shpirt o Babë!

U ndave nga jeta shumë heret dhe na le me mallë për ty, përgjithmonë!

Ti ishe mbështetesi dhe kshilltari i jetës time më i madhi dhe më i veçanti, ishe pas meje në çdo hap të jetës time! Shpresoj se të kam bërë krenar. Çdo gjë që e kam shpalos nga jeta ime, buronte nga miresija e burrërija e jote Babë!

Unë jam shumë krenar dhe falendërues se jam biri ytë dhe e falenderoj Zotin për çdo moment se të kisha ty pranë.

Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi të gjithë.

U bëfsh banor i Xhehnetit Babë.

Në zemren time do të të mbajë gjithmonë
", ka shkruar Krasniqi,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat