Libri ‘Lah Nimani emblemë e përjetësisë’

Boksi

Libri ‘Lah Nimani emblemë e përjetësisë’

Nga: K.G.. Më: 11 tetor 2024 Në ora: 10:50
Zahir Shabani, Fazli Hajrizi e Xheladin Rexhepi

Libri ‘Lah Nimani emblemë e përjetësisë’, një libër me shumë domethënie për gjeneratën e artë të klubit të boksit Prishtina, pesë kampion dhe gjashtë herë nënkampion i ish Jugosllavisë.

Ish boksieri i gjeneratës së artë të Prishtinës, Zahir Shabani dhe gazetari e shkrimtari i mirënjohur, Xheladin Rexhepi, u takuan me autorin e librit, Fazli Hajrizi. 

“Një nderim i veçantë nga profesor Fazli Hajrizi!

Mitrovicë: i shoqëruar nga miku im Zahir Shabani kemi qëndruar për një vizitë pune në qytetin e bukur buzë Ibrit. Jemi pritur me një nderim të veçantë nga profesori Fazli Hajrizi, shkrimtar, publicist dhe intelektual e atdhetar i mirënjohur nga kjo anë e Kosovës. Krejt muhabeti ndërmjet nesh është zhvilluar kryesisht për librin, kulturën dhe sportin, posaçërisht boksin.

Me këtë rast profesor Hajrizi na nderoi me nga një ekzemplar të monografisë për kolosin e boksit në Kosovë me vlera botërore, trajnerin e mirënjohur Lah Nimanin, i cili u shua vetëm para disa vitesh.

Përndryshe Zahir Shabani është një nga boksierët e gjeneratës së artë të Prishtinës (ish-kampion boksi në Jugosllavi) dhe njëkohësisht përfaqësues i kombëtares së Zvicrës për disa vjet.

Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme të dëgjosh e mësosh për të pathënat e treguar për herë të parë rreth të madhit Lah Nimani.
Libri ‘Lah Nimani emblemë e përjetësisë’ sapo ka dalë nga shtypi  me autor Fazli Hajrizin, i cili ka kryer me përkushtim një detyrë me përkushtim, duke lartësuar figurën e kësaj embleme të boksit dhe sportit  në Kosovë.

Profesor Hajrizi deri tash ka botuar edhe një serë veprash nga rrafshin i letërsisë, publicistikës dhe personaliteteve të spikatura të historisë kombëtare...!”, ka shkruar Rexhepi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat