Anthony Joshua dhe Daniel Dubois mund të përballen për një revansh në muajin shkurt, si pjesë e një ngjarjeje "surprizë e madhe" në Arabinë Saudite.
Në shtator, Dubois e mposhti Jishuan me nokaut në raundin e pestë në stadiumin “Wembley”.
Pas meçit, në të cilin Dubois ruajti titullin e IBF-së në peshën e rëndë, promotori i Joshuas, Eddie Hearn tha se "AJ" kishte një klauzolë për rimeç.
Joshua, 34 vjeç, pritet të aktivizojë këtë klauzolë dhe një revansh me Dubois, 25 vjeç, mund të vijë shumë shpejtë.