Azemi më afër medaljes në Kampionatin Evropian në Sofje

Boksi

Azemi më afër medaljes në Kampionatin Evropian në Sofje

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Аrdian Azemi, është reprezentuesi i vetëm nga Maqedonia, i cili vazhdon garat në Kampionatin Evropian në Boks, të moshës deri më 23 vjetë. Boksieri nga Shkupi, arriti në çerekfinale, pasi që ishte i lirë në garat preleminare.

Ditë më parë, Enis Aliu, në kategorinë deri në 71 kilogramë, pësoi disfatë me 0-5 nga Blagovest Hristov Nedelçevi nga Bullgaria, duke humbur sfidën me vendim unanim të gjyqtarëve.

Më 16 ose 17 tetor, Ardijan Azemi do të përballet me fituesin e sfidës në mes Lovro Preçecit nga Kroacia dhe Vasil Tkaçuk nga Ukraina.

Rezultatet

57 kg Alen Rustemovski – Vitas Hatsueyu (IBAB) 5-0 TKO R2

60 kg Ruzhdi Rustemovski – Jack Dryden (Angli) 0-3

63,5 kg Dion Lena – Lasha Gagnidze (Gjeorgji) 0-5

71 kg Enis Aliu – Blagovest Hristov Nedelçev (Bullgari) 0-5

80 kg Arjan Iseni – Daniel Ilyushonok (Izrael) 2-3

+92 kg Ardian Azemi – Lovro Pavçec (Kroaci)/ Vasil Tkaçuk (Ukrainë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat