Kërkon revansh

Boksi

Kërkon revansh

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 11:52
Tyson Fury

E gjithë bota e boksit pret me padurim 21 dhjetorin, kur në Riad të Arabisë Saudite do të zhvillohet revanshi i peshave të rënda në boks mes britanikut Tyson Fury dhe ukrainasit Oleksandr Usyk. Ky i fundit fitoi në maj të këtij viti sfidën e parë me vendim të gjyqtarëve, duke u shpallur kampion i padiskutueshëm i botës.

Tyson Fury ka deklaruar se do të hakmerret për atë humbje dhe së shpejti do të nis kampin përgatiror, që këtë herë do ta kryejë në Maltë. Promotori i Fjuri, Frank Uarren, tha se këtë herë britaniku do të vijë në ring me një mentalitet të ri, duke hequr dorë nga gabimet e herës së fundit.

“Mentaliteti i tij është fitorja me nokaut teknik, se duhet ta hedhë në tapet për të fituar. Mendoj se revanshi do të jetë emocionues”, tha Uarren për “Sky Sports”.

Pra, Tyson Fury do të kërkojë të bëjë disa rregullime në stilin e tij të boksimit në revansh.

“Tajsoni e di se e la fitoren t’i ikë nga duart, ndaj është motivuar shumë për të fituar më 21 dhjetor.

Ai nuk kishte humbur më parë. Zakonisht, ata që humbin një duel marrin disa fitore të lehta dhe rikthehen, por Tyson Fury po shkon përsëri në strofkën e luanit. Ai nuk ka frikë, kjo është një sfidë e madhe për të.

Të gjithë mezi presin revanshin.

Sfida e parë ishte ndoshta një nga luftimet më të mira të peshave të rënda të shekullit të 21-të”, tha Frank Uarren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat