Menaxheri i Muhamed Ali takon Tysonin: Kurrë s’të kam parë kaq të fortë!

Boksi

Menaxheri i Muhamed Ali takon Tysonin: Kurrë s’të kam parë kaq të fortë!

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 23:45
Mike Tyson

Gene Kilroi, i cili njeh “Mike e hekurt” që prej moshës 13-vjeçare, nuk i beson syve kur shikon se si stërvitet ish-boksieri.

Edhe pse në moshën 58-vjeçare, Tyson duket se i bën përshtypje atij që konsiderohej si menaxheri i boksierit më të madh të të gjitha kohërave, Muhamed Ali.

“Të njoh që kur ke qenë 13 vjeç, por kurrë s’të kam parë kaq të fortë”, i thotë Kilroi, Mike Tysonit.

Ky i fundit po përgatitet për duelin e madh me Xhek Polin. Duel ky që do të mbahet më 15 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat