50 vjet nga dueli më i famshëm në histori Muhammad Ali-George Foreman

Boksi

50 vjet nga dueli më i famshëm në histori Muhammad Ali-George Foreman

Më: 30 tetor 2024 Në ora: 14:19
Pamje nga meçi para 50 viteve

Kushdo që mendon sportin e boksit menjëherë i shkon mendja për duelin më të famshëm në historinë e boksit, asaj mes Muhammad Ali dhe George Foreman.

Edhe 50 pas 30 tetorit 1974, në Kinshasa emocionet e asaj ndeshjeje ruhen edhe sot në memorien e adhuruesve të këtij sporti.

Është diçka që ka shënuar një kujtim të pashlyeshëm të epokës kur mbretërit e ringut u përballën me njëri-tjetrin.

Janë shkruar libra dhe janë bërë filma për atë ndeshje të ndjekur nga një miliard njerëz, një e katërta e popullsisë së botës, një prej të cilëve “When We Were Kings”, fitoi Oscar-in për filmin më të mirë dokumentar.

Ajo sfidë magjike ndryshoi jetën e atyre që e luanin, sepse Aliu, “Më i madhi” siç e përkufizonte veten dhe konsiderohej nga shumëkush, u rikthye në fronin e botës, ndërsa “Big George” Foreman pati një krizë mistike që pothuajse e shtyu atë të largohej nga sporti i boksit.

“Rumble in the jungle”, përleshje në xhungël, ishte një magji e papërsëritshme për atmosferën që rrethonte ndeshjen dhe për dy pretendentët: njeriu me grusht prej çeliku kundër kampionit që kërcente si një flutur dhe thumbonte si bletë, Muhammad Ali.

Inteligjenca dhe dinakëria mbizotëruan mbi forcën brutale.

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat