Gjoni Palokaj të shtunën në Bratisllavë para sfidës së re në Oktagon

Boksi

Gjoni Palokaj të shtunën në Bratisllavë para sfidës së re në Oktagon

Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 13:40
Gjon Palokaj e Karol Rysavy

Në kategorinë Oktagon deri në 63 kg, Gjoni Palokaj, për kundërshtar do të ketë sllovakun Karol Rysavy.

Meçi mbahet në Bratisllavë (nga është edhe kundërshtari i prizrenasit Palokaj), të shtunën, në sallën që ka kapacitetin e 13 mijë ulëse. Të gjitha biletat janë shitur, dhe nuk ka asnjë biletë më.

Ajo që bie në sy për të keq mediat në Sllovaki, janë duke e injoruar këtë meçë, duke mos i dhënë fare publicitet Gjoni Palokajt. Kjo duket të jetë e qëllimshme duke ditur cilësit dhe prejardhjen e Gjonit.

E kudërta po ndodhë me dy garues të tjerë gjerman, që po ashtu do të kenë meq në këtë natë, që publiciteti për ta është i lartë, ndonëse nga cilësia nuk mund të krahasohen me Gjonin.

Gjoni në garën Oktagon është i 7-ti në listë, ndërkaq këta dy garuesit gjerman nuk janë ende të ranguar.

Mirëpo, Gjoni Palokaj është në formë të lartë, e që gjithherë fitoret i kremton me flamurin kombëtar (kuq e zi), premton se ky injorim i medias sllovake, i jep edhe më shumë motiv, për të shënuar fitoren e radhës.

Dihet që sllovaku paraqitet para publikut të vetë dhe përkrahja për te nuk dotë mungoj, por Gjoni premton se do ta mund edhe kundërshtarin  edhe gjithë ata që injorojnë këtë meq dhe të ngris lartë flamurin kombëtar.

Karol Rysavy është fituesi i serisë së tretë të reality show OKTAGON Challenge, është gati të zgjojë bombat e tij tik-tak. Kjo do të kundërshtohet nga Palokaj, i cili ka skalpin e Pokornit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat