Federata Evropiane e Boksit (EUBC) ka lartësuar turneun ndrlkombëtar “Adem Jashari” në boks, që u mbajt në Prishtinë. EUBC ka shkruar fjalë miradije, për organizimin e këtij turneut në mënyrë shembullore duke lavdëruar edhe Latif Demollin, sekretarin e përgjithshëm, ndër me të përkushtuarit.
“Në Prishtinë është mbajtur turneu i 26-të ndërkombëtar i boksit ‘Adem Jashari’’.
Federata e Boksit e Kosovës organizoi me sukses një tjetër ‘Adem Jashari’, turne ndërkombëtar elitar i boksit për meshkuj. Turneu u mbajt në Prishtinë më 23 e 24 nëntor. Kjo ngjarje është në kalendarin e EUBC-së dhe organizohet për herë të 26-të. Delegat teknik i EUBC-së ishte Demolli”, shkruan në faqen e EUBC-së.
“Si çdo vit bëmë maksimumin që këtë turne tradicional ta organizojmë në nivelin më të lartë”, tha Demolli.
“Kësaj radhe kishim boksierë nga shtatë shtete, si Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Franca, Maqedonia e Veriut, Sllovakia dhe Kosova. Jemi të lumtur që spektatorët të dy ditët patën mundësinë të shikojnë boksin evropian me cilësi të lartë dhe jemi krenarë për mikpritjen tonë', tha Demolli.
Në fund u ndanë çmime speciale.
Boksieri më i mirë: Josip Zhizhiq (Kroaci)
Tekniku më i mirë: Bashkim Bajoku (Kosovë)
Lufta më e mirë: Shpëtim Bajoku (Kosovë) kundër Rumen Rumenov (Bullgari)
Boksieri më premtues: Almir Emerllahu (Maqedonia e Veriut)
Boksieri më i mirë i huaj: Erik Katona (Sllovaki)
Boksieri më i mirë vendas: Taulant Jakupi (Kosovë)