Këtë fundjavë, në Las Vegas, do të zhvillohet eventi UFC-310, aktiviteti i fundit i madh i këtij vitit në artet marciale mikse.
Ndaj dhe interesi për këtë event është i madh.
Në total janë 14 duele që do të zhvillohen në kafaz, por dy prej tyre spikatin më shumë. Sfida kryesore e këtij eventi është ajo për titullin kampion bote në peshën “flyweight” (pesha deri 57kg për meshkuj).
Përballë njëri-tjetrit do të jenë kampioni i botës, braziliani Alexandre Pantoja (28 fitoer e 5 humbje) dhe sfidanti japonez Kai Asakura (21 fitore e 4 humbje). Për Pantoja, që konsiderohet favorit (ka fituar 6 duelet e fundit), kjo do të jetë hera e tretë që do të mbrojë titullin.
Sfida tjetër është ajo mes kazakut Shavkat Rakhmonov (18 fitore e asnjë humbje) dhe irlandezit Ian Machado Garry (15 fitore e asnjë humbje). Pra, të dy luftëtarët janë të pamposhtur. Fituesi i këtij dueli do të përballet me kampionin e botës në peshën “welterweight” (amerikanin Belal Muhammad).
UFC-310, duelet kryesore
Alexandre Pantoja –Kai Asakura
Shavkat Rakhmonov – Ian Machado Garry
Ciryl Gane – Alexander Volkov
Bryce Mitchell – Kron Gracie
Nate Landwehr – Choi Doo-ho