Vdes emri i madh i boksit

Boksi

Vdes emri i madh i boksit

Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 14:17
Israel Vazquez

Bota e boksit mban zi për një nga figurat më të mëdha të këtij sporti në vitet 2000, meksikanin Israel Vázquez, i cili vdiq këtë të martë në moshën 46-vjeçare pas një lufte të gjatë kundër kancerit.

Mauricio Sulaimán, president i Këshillit Botëror të Boksit, shpalli lajmin e trishtë përmes rrjeteve sociale.

“Israel Vázquez prehet në paqe. Zoti i dhëntë forcë dhe mbështetje bashkëshortes së tij Laura, fëmijëve, familjes dhe miqve të tij në këto momente të vështira. Faleminderit kampion që le një shenjë kaq të veçantë.

Ti do të jesh gjithmonë i Madhërishëm. Faleminderit për të gjitha kujtimet e mrekullueshme që na ke lënë me veprimet e tua në ring, por më e rëndësishmja, jashtë saj. Tani je i përjetshëm, prehu në paqe”, shkruan ai.

Vázquez, i njohur si ‘El Magnífico’, zhvilloi një karrierë të jashtëzakonshme në boks që nga debutimi i tij në mesin e viteve ’90 dhe veçanërisht, gjatë viteve 2000, gjë që e bëri atë të bëhej kampion i IBF në peshat e rënda.

Në garën për titullin botëror WBC, Vázquez luajti në një nga trilogjitë më të shquara të boksit në ato vite kundër bashkatdhetarit të tij Rafael Márquez, duke humbur në të parën në mbrojtjen e titullit, por duke rikuperuar rripin në të dytën dhe duke e mbrojtur atë me sukses në pjesën e tretë të trilogjisë.

Márquez ishte pikërisht rivali i fundit i Vázquez në betejën e tij të fundit profesionale përpara se të varte dorezat në maj 2010, transmeton tch. Sidoqoftë, Vázquez-it iu desh të përballej ende me luftën më të vështirë të jetës së tij në betejën kundër kancerit.

Një sarkomë e fazës 4 e bëri atë të shtrohej në spital tetorin e kaluar, teksa Këshilli Botëror i Boksit dhe disa nga miqtë e boksierit u përpoqën të mblidhnin fonde për ta ndihmuar, por në fund ai nuk mundi ta mposht sëmundjen, duke krijuar një boshllëk të madh në këtë sport.

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat