Federata e Boksit e Kosovës largohet nga Federata Ndërkombëtare e Boksit 

Boksi

Federata e Boksit e Kosovës largohet nga Federata Ndërkombëtare e Boksit 

Më: 13 dhjetor 2024 Në ora: 15:53
Pamje nga mbledhja

Federata e Boksit e Kosovës largohet nga Federata Ndërkombëtare e Boksit!

Bordi Ekzekutiv i Federatës së Boksit të Kosovës mbajti të enjten (12 dhjetor 2024) mbledhjen e rregullt. BE vendosi njëzëri që FBOXK të largohet nga Federata Ndërkombëtare e Boksit (IBA), e cila është e suspenduar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe të anëtarësohet në “World Boxing”. 

“Propozimi i Bordit i dërgohet Kuvendit të rregullt vjetor të FBOXK, që do të mbahet në janar të vitit 2025.

“World Boxing” është Federatë e re Ndërkombëtare, e cila deri më tani ka 55 anëtare dhe ka mbështetjen e fuqishme të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për të mbetur boksi në programin e Lojërave Olimpike Los Angjelos 2028”, njofton FBOXK.

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat