Jurgen Uldedaj është i gatshëm për spektaklin e radhës në ring.
Më 20 dhjetor, boksieri shqiptar do të kërkojë mbrojtjen e titullit IBF International.
Kundërshtari i tij do të jetë Edin Puhalo.
Një fitore e mundshme do të ishte shumë e rëndësishme për Uldedajn.
Kjo pasi 27-vjeçari do të pozicionohej në mesin e 15 boksierëve më të mirë nga katër federatat kryesore të boksit profesionist (WBO, WBA, IBF, WBC).
Meçi do të zhvillohet në Cyrih të Zvicrë.