Të premten mega spektakël në Zvicër, shqiptari në ring

Boksi

Të premten mega spektakël në Zvicër, shqiptari në ring

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 11:21
Foto ilustrim

Uldedaj lufton për IBF Titel Të premten në Dubendorf të Cyrihut do të zhvillohet një eveniment i madh i boksit profesionist ku në program janë paraparë të zhvillohen 2 ndeshje ne boksin olimpik dhe 5 në boksin profesionist, kurse ndeshja e mbrëmjes do të zhvillohet për titullin IBF International ndërmjet bokserit shqiptar Juergen Uldedaj i cili ka një rank 18.1.0 dhe boshnjakut Edin Puhalo 24.2.0. Kjo ndeshje ka zgjuar interesim shume te madh ne Europe pasi dy bokserat janë që luftojnë deri në fund dhe nuk dorëzohen lehtë.

Njëri prej organizatorëve Mikel Syla dha se tani më të gjitha përgatitjet janë kryer duke premtuar një spektakël që radhë herë është shfaqur në Evropë. Cekim se kjo mbrëmje e boksit do të zhvillohet në njërën prej palestrave më të bukura dhe modernë “The Hall” – Hoffnistrasse.

Ndryshe, cekim se përveç luftës kryesore në program, presim ballafaqime super të mira edhe nga kampioni për të ri në WBC, Ramadan Hiseni i cili do të luftoj ndaj bokserit nga Venezuela, Rivas i cili deri më tani nuk ka asnjë humbje dhe ka 9 të fituara. Mandej në ring do të paraqitet edhe një emër shumë i njohur Angel Roque i cili do të boksoj ndaj sllovakut, Luka Ferneza.

ring do të jenë të gëzuar të shohin edhe njërin prej bokserave më të mirë shqiptar, Alban Beqiri, i cili përveç karrierës së pasur që ka në boksin amator, nuk po ndalet edhe në boksin profesional duke arrit deri tani 12 fitore. Ai do luftoj me gjeorgjianin, Luka Gogerbeshvilli. Dhe në fund në ring do të paraqitet Isuf Kelmeni i cili pritet të ketë një ballafaqim interesant ndaj polakut, Michal Ludwiczak. Cekim se Matchmaker apo ndërmjetësues i këtij eventi është Avdyl Salihu i cili poashtu tha se na pret një super mbrëmje dhe përgëzon organizatorët për angazhimin profesional që kanë treguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat