Luftëtari irlandez i UFC-së, Konor MekGregor do të bëjë rikthimin e tij në boks. Ai do të ndeshet kundër “Youtuber”-it dhe njëkohësisht ish-kampionit në WWE, Logan Poll.
Këtë e konfirmoi vetë MekGregor, në një postim në “X”.
Kjo do të jetë edhe meçi i parë i tij në boks, që nga viti 2017, ku ishte ndeshur me boksierin legjendar, Flojd Mejuether në të cilën kishte humbur.
MekGregor, gjatë këtij viti ka humbur procesin gjyqësor ndaj Nikita Hand, pasi që ishte akuzuar për përdhunim ndaj irlandezes në Dablin në vitin 2018, ku ai u detyrua t’i paguajë viktimës 200 mijë euro dëmshpërblim.