Një njoftim më shumë se sa surprizues dhe që në të ardhmen do të mund të revolucionarizojë botën e boksit vjen nga Riadi, atje ku të shtunën, në ringun e “Kingdom Arena”, është në program ndeshja e dytë për titujt botërorë në versionet WBC, WBA dhe WBO të peshave të rënda. Bëhet fjalë për duelin mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Furyt, që do të nisë rreth orë 19:00.
Shkëlqesia e tij, Turki Alalshik, presidenti i Autoritetit të Përgjithshëm për argëtimin e Arabisë Saudite, ka bërë të ditur në rrjetet sociale se, për herë të parë në historinë e “artit fisnik” dhe jo vetëm në këtë disiplinë, një arbitër i programuar i inteligjencës artificiale do të monitorojë duelin mes Usik dhe Furit.
Projekti është i sponsorizuar nga revista historike “The Ring”, e themeluar më 1922-in dhe që pjesa më e madhe e aksioneve të saj u blenë gjatë muajt nëntor nga një kompani ku pjesën më të madhe e zotëron Alalkshik.
Të shtunën në mbrëmje inteligjenca artificiale do të gjykojë, sipas asaj që është shpjeguar, pa paragjykime, me objektivitet dhe paanshmëri duke kërkuar të shmangë gabimet njerëzore që kanë karakterizuar shumë vendime përfundimtare të historisë së boksit.
Është saktësuar se bëhet fjalë për një eksperiment, pavarësisht se revolucionarizues, dhe që nuk do të ketë impakt mbi rezultatin zyrtar të duelit botëror në peshat e rëndat duke shërbyer vetëm si një term krahasues.
Në fakt përgjigja e inteligjencës artificiale nuk do të merret në konsideratë deri në përfundim të rezultatit zyrtar që do të vendoset nga tre gjyqtarët e tavolinave. Alalshik është treguar i gatshëm për të dhënë dhe detaje më të mëdha mbi këtë eksperiment të arbitrit të inteligjencës artificiale, por nuk ka specifikuar nëse do ta bëjë përpara, apo në përfundim të ndeshjes të së shtunës.