Data e madhe e 21 dhjetorit po vjen dhe të gjithë dashamirët e boksit mezi po e presin përballjen e dytë mes gjigantëve të boksit profesionist, Oleksandr Usyk e Tyson Fury.
Dy boksierët më të mirë në botë për peshat e rënda u përballën sy më sy njëri me tjetrin për më shumë se 10 minuta, gjë e cila nuk kishte ndodhur kurrë më parë.
Boksieri ukrainas synon t’i mbrojë titujt e botës, WBA, WBO e IBF në boksin profesionist në meçin e së shtunës mbrëma, i cili do të zhvillohet në Riyad të Arabisë Saudite.
Kurse, 36 vjeçari britanik e ka kërkuar revanshin dhe këtë radhë beson fuqishëm në fitore dhe në rrëmbimin e krejt brezave të artë.
Sonte, Fury, si zakonisht ishte i zhurmshëm, kurse Usyk u shfaq i qetë..