Mësohet arsyeja e arrestimit të boksierit Florian Marku, befason të gjithë

Boksi

Mësohet arsyeja e arrestimit të boksierit Florian Marku, befason të gjithë

Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 21:06
Florian Marku

Florian Marku u arrestua në Gjermani mbrëmjen e 18 dhjetorit. Ekstradimi në Greqi ka qenë synimi, pasi shqiptari ka ende një dënim në fuqi nga autoritetet greke për të shlyer.

Një përleshje në Selanik, qytetin bregdetar të shtetit fqinj dyshohet se është bërë arsyeja e kësaj kapjeje në flagrancë të boksierit.

32 vjeçari akuzohet se ka marrë pjesë në një sherr masiv dhe ka plagosur me mjete të fuqishme një palë të tretë.

Sipas mediave vendase, lushnjari u dënua me 7 vite burg në atë kohë për ngjarjen.

Çështja është apeluar dhe sipas kushtetutës greke, Marku duhet të vuajë të paktën 1/3-tën e dënimit në masë për të qenë i lirë.

Vetë sportisti shqiptar ka deklaruar se incidenti ka të bëjë me disa rusë në një bar të Greqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat