Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk kanë realizuar matjet zyrtare para duelit të së shtunës (21 dhjetor).
Ukrainasi është kampion i padiskutueshëm në peshat e rënda, ndërsa në duelin e dytë do të tentojë t’i ruajë titujt.
Mirëpo, kur hipi në peshore, Fury doli të kishte 127 kilogramë, që e bënë tejet të vështirë lëvizjen e tij nëpër ring.
Në anën tjetër, Usyk ka mbetur rreth peshës së tij nga dueli i parë.
Ukrainasi në duelin e parë peshonte 101 kilogramë, ndërsa për përballjen e dytë ka shtuar vetëm një kilogramë (102).
Duket se Fury do t’i jap lamtumirën boksit nesër mbrëma, në duelin që fillon në ora 22:00.
Kjo peshë nuk është në favor të tij, andaj Usyk do të ketë më të lehtë që të gjuaj grushte nga të gjitha anët, për dallim nga hera e parë kur Fury peshonte 123 kilogramë.