Boksieri shqiptar fiton me nokaut ndaj boshnjakut

Boksi

Boksieri shqiptar fiton me nokaut ndaj boshnjakut

Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 20:57
Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj ia ka dalë të mbrojë titullin IBF International Cruiser pasi mposhti me nokaut pas dy raundesh rivalin boshnjak Edin Puhalo.

Në arenën “The Hall” 27-vjeçari shqiptar mposhti rivalin që në karrierë shënon 24 fitore, 23 nga të cilat me knockout dhe vetëm dy humbje.

Në raundin e dytë Uldedaj fitoi me K.O. teknik dhe tlartësoi flamurin kuqezi.

Ky është suksesi i 19-të në karrierë për Jurgenin, 8 mes të cilave me K.O.; ndërkohë që shqiptari ka vetëm një humbje.

Fitorja e rendit 27-vjeçarin Jurgen Uldedaj në mes 15 më të mirëve në botë për 4 federatat e boksit profesionist WBO, WBA, IBF, WBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat