Fury pretendon se ai është “grabitur”

Boksi

Fury pretendon se ai është “grabitur”

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 16:23
Fury e Usyk

Boksieri britanik Tyson Fury pretendon se ai është “grabitur” nga gjyqtarët pasi humbi me vendim unanim të gjyqtarëve revanshin ndaj Oleksandr Usyk, në duelin zhvilluar më 21 dhjetor në Riad të Arabisë Saudite.

Ukrainasi fitoi me vendim shumice sfidën e parë në maj, ndërsa këtë herë të tri gjyqtarët i dhanë fitoren, duke shënuar 116-112 në favor të tij.

Pas mbërritjes në Londër, boksieri britanik foli sërish për këtë çështje: “Aty më grabitën titullin. Betohem për Zotin që mendova se e fitova me të paktën tre raunde. isha unë ai që e drejtoja duelin, ndaj nuk e kuptoj këtë vendim. Unë nuk do të qaj për këtë vendim, mendoj se njerëzit e panë se kusah ishte fitues”.

“Unë kam qenë në boks gjithë jetën time dhe nuk mund të ndryshosh asnjë vendim, por gjithmonë do të ndihem i vjedhur. Kur nuk fiton dot me KO është e vështirë të kesh një fitore të garantuar”, tha Tyson Fury.

Më tej, boksieri britanik shtoi: “Mendoj se i fitova të dyja ndeshjet. Nuk ka dyshim që e fitova këtë luftë. Mendoj se Usyk mori një dhuratë të bukur për Krishtlindje nga gjyqtarët. Tani do të pushoj dhe më pas do të mendoj për të ardhmen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat