E pranon

Boksi

E pranon

Më: 26 dhjetor 2024 Në ora: 12:33
Pamje nga meçi

Pasi mbrojti titujt kampionë bote në peshën e rëndë, duke fituar revanshin me Tyson Fury, boksieri ukrainas Oleksandr Usyk nuk e ka vendosur ende se kur do të rikthehet në ring. I pamposhtur në karrierën e tij, Usyk fillimisht iu përgjigj akuzave të Fury se atij iu vodh fitorja.

“Për mua nuk ka problem se çfarë thotë ai. Unë fitova, kaq më mjafton”, tha Usyk, që më pas duke qeshur shton: “Tyson është shoku im më i mirë.

Unë e respektoj shumë atë djalë sepse mendoj se është kundërshtari im më i ashpër që kam patur. Tyson Fury më bën të fortë”.

“Tyson Fury është një kundërshtar i madh, ai është një njeri i mirë. Tyson flet shumë por gjithçka e bën vetëm për shoë. Unë e respektoj shumë atë. Ne ndamë së bashku 24 raunde në ring dhe sfidat tona tani janë bërë histori”, u shpreh Oleksandr Usyk, i pamposhtur në karrierën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat