Bashkim Bajoku e Donjeta Sadiku, laureatët e vitit 2024

Boksi

Bashkim Bajoku e Donjeta Sadiku, laureatët e vitit 2024

Më: 27 dhjetor 2024 Në ora: 20:46
Enver Krasniqi, Donjeta Sadiku, Bashkim Bajoku e Ismet Krasniqi

Boksieri Bashkim Bajoku dhe boksierja Donjeta Sadiku iu takuan çmimet kryesore në ceremoninë “Laureatët 2024”, të organizuar nga Federata e Boksit e Kosovës. 

Bajoku boksieri më i mirë i vitit, ndërsa Sadiku u zgjodh boksierja më e mirë e vitit.

Trajneri më i mirë Besim Brahimi.

Gjyqtari më i mirë Latif Demolli.

Epiteti i punëtorit më të dalluar i takoj Agron Kamberi.

Klubi më i mirë u zgjodh “Nitro”nga Ferizaj. 

Në ceremoninë e organizuar në Hotel Sirius në Prishtinë, krahas drejtuesve të FBoxK-së, me në krye kryetarin Enver Krasniqi, morën pjesë ish boksierët e plejadës së artë, përfaqësues të KOK-ut, federatave sportive dhe klubeve të boksit. 

Me manifestimin e sotëm FBOXK-ja, ka përmbyllur aktivitetet për vitini 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat