Boksieri Bashkim Bajoku dhe boksierja Donjeta Sadiku iu takuan çmimet kryesore në ceremoninë “Laureatët 2024”, të organizuar nga Federata e Boksit e Kosovës.
Bajoku boksieri më i mirë i vitit, ndërsa Sadiku u zgjodh boksierja më e mirë e vitit.
Trajneri më i mirë Besim Brahimi.
Gjyqtari më i mirë Latif Demolli.
Epiteti i punëtorit më të dalluar i takoj Agron Kamberi.
Klubi më i mirë u zgjodh “Nitro”nga Ferizaj.
Në ceremoninë e organizuar në Hotel Sirius në Prishtinë, krahas drejtuesve të FBoxK-së, me në krye kryetarin Enver Krasniqi, morën pjesë ish boksierët e plejadës së artë, përfaqësues të KOK-ut, federatave sportive dhe klubeve të boksit.
Me manifestimin e sotëm FBOXK-ja, ka përmbyllur aktivitetet për vitini 2024.