Mike Tyson: Humba 50 kilogramë në 11 ditë dhe pyeta doktorin: A do të vdes! Kjo ishte përgjigjja

Boksi

Mike Tyson: Humba 50 kilogramë në 11 ditë dhe pyeta doktorin: A do të vdes! Kjo ishte përgjigjja

Më: 28 dhjetor 2024 Në ora: 12:04
Mike Tyson

Edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj, vazhdon të diskutohet ndeshja mes Mike Tyson dhe Jake Paul, të cilën ky i fundit e fitoi me pikë.

E ndërsa McGregor përgatitet të sfidojë vëllanë e tij Logan Paul, fjalët e fundit të Iron Mike, 58 vjeç, i cili foli për shëndetin e tij pas ndeshjes kundër YouTuber-it, bënë bujë.

Ish-kampioni botëror i peshave të rënda pranoi se ra në depresion pas përballjes të shumëpritur me Jake Paul:

“Ajo ndeshje ishte një kreshendo e madhe: ne u stërvitëm derisa u ngritëm aq lart, ishim të emocionuar. Më pas ndeshja mbaroi, bum. Dhe tani jam pak në depresion. Ne u kthyem në jetën tonë normale, në jetën tonë të përditshme pas 9 muaj stërvitje”.

Pas kthimit në ring, Mike Tyson nuk është penduar dhe në fakt është mirënjohës që është rikthyer pasi pothuajse humbi jetën:

“Për pak sa nuk vdiqa në qershor. Kam marrë 8 transfuzione gjaku, kam humbur pothuajse gjysmën. Fakti që fëmijët e mi më panë të mbaroj 8 raunde në këmbë është krenari. Në qershor isha në banjë duke vjellë gjak.

Pyeta doktorin: ‘A do të vdes?’ Ai tha: ‘Ne kemi opsione'”.

“Opsione? Nuk mund ta besoja, gati vdiqa. Humba 50 kilogramë në 11 ditë.

Nuk mund të haja.

Vetëm lëngje.

Sa herë shkoja në tualet vinte erë katran. Nuk mbante më erë as si m** më.

“Ishte e gjitha e neveritshme. Pastaj fillova nga e para, nuk u dorëzova dhe u ktheva në gjendje për t’u ndeshur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat