Ministrja e Arsimit dhe Sportit shqiptar, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me kampionin shqiptar të boksit, Ermal Hadribeaj, që mban titullin prestigjioz ndërkombëtar WBC.
Hadribeaj renditet në 10-shen më të mirë të boksierëve në botë, e duke ngritur lart me krenari flamurin shqiptar.
”Është kënaqësi për mua që të pres kënaqësi një kampion të boksit, me origjinë shqiptare që jeton prej 6 vitesh në Amerikë, 20 herë radhazi kampion në kompetecione të ndryshme të boksit dhe së fundmi në WBC.
Është një djalë që me krenari thotë që jam shqiptar dhe shumë shpejt brenda vitit 2025 do të kemi një garë shumë të fortë me kampionin e botës. Me nënën me origjinë nga Ndroqi i Tiranës dhe babin nga Përmeti, ai është një kampion që do të bëjë një karrierë të madhe në sportin e boksit”.