Boksieri shqiptar, Florian Marku ditë më parë ishte arrestuar në Gjermani për një vepër penale që e kishte kryer në Greqi para disa vjetëve.
Marku tashmë është liruar, por e ka të pamundur të largohet përkohësisht nga shteti gjerman.
Në rrjetet sociale ai ka bërë një reagim, por që nuk lidhje për arrestimin e tij.
Ai ka kërkuar nga ndjekësit që të japin ndihma për njerëzit nga Palestina dhe Gaza.
”Ditën e parë të vitit niseni me bamirësi në emër të zotit”, shkruhet në postimin e bërë nga Marku.