Mori goditje nga kundërshtari, vdes boksieri në moshën 29-vjeçare

Boksi

Mori goditje nga kundërshtari, vdes boksieri në moshën 29-vjeçare

Më: 3 janar 2025 Në ora: 17:17
Hassan Mgaya

Boksieri profesionist nga Tanzania, Hassan Mgaya ka ndërruar jetë në moshën 29-vjeçare, vetëm pak ditë pasi u godit brutalisht nga Paul Elias.

Përballja mes dy boksierëve ka ndodhur më 27 dhjetor dhe boksieri u dërguar menjëherë në spital, por nuk mundi të mbijetonte.

Hassan Mgaya u dërgua në Spitalin e Palestinës në Sinza të Tanzanisë përpara se të transferohej në Spitalin Mëananyamala ku kaloi momentet e tij të fundit.

Image

Hasan Mgaja

E gjithë familja WBC dhe Presidenti Mauricio Sulaiman dërgojnë ngushëllimet tona më të thella për familjen dhe miqtë e kampionit tonë të dashur. Pusho në paqe”, thuhet në njoftimin e WBC-së.

Ai është luftëtari i dytë tanzanian që vdes në muajt e fundit pasi Abasi Mselem vdiq në nëntor ku u rrëzua gjatë një përballje në Zanzibar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat