Boksieri profesionist nga Tanzania, Hassan Mgaya ka ndërruar jetë në moshën 29-vjeçare, vetëm pak ditë pasi u godit brutalisht nga Paul Elias.
Përballja mes dy boksierëve ka ndodhur më 27 dhjetor dhe boksieri u dërguar menjëherë në spital, por nuk mundi të mbijetonte.
“Hassan Mgaya u dërgua në Spitalin e Palestinës në Sinza të Tanzanisë përpara se të transferohej në Spitalin Mëananyamala ku kaloi momentet e tij të fundit.
Hasan Mgaja
E gjithë familja WBC dhe Presidenti Mauricio Sulaiman dërgojnë ngushëllimet tona më të thella për familjen dhe miqtë e kampionit tonë të dashur. Pusho në paqe”, thuhet në njoftimin e WBC-së.
Ai është luftëtari i dytë tanzanian që vdes në muajt e fundit pasi Abasi Mselem vdiq në nëntor ku u rrëzua gjatë një përballje në Zanzibar.