Asgjë nuk do të jetë e njëjtë për një nga kampionët më të mëdhenj!
Ai ishte një nga kampionët më të mëdhenj që ka parë ndonjëherë boksi, duke mbajtur tituj në dy divizione të ndryshme, dhe tani familja e tij duhet të mbledhë para për trajtim...
Donald Curry (63 vjeç) vuan nga një sëmundje e rëndë e trurit dhe familja e tij u bën thirrje të gjithë njerëzve me zemër të mirë që ta ndihmojnë në trajtimin e tij.
Donald Curry vuan nga TES (Encefalopatia Traumatike Kronike), një sëmundje e sistemit nervor të shkaktuar nga goditjet e shumta në kokë. Kjo bën që qelizat nervore të vdesin.
Djali i Curry iu drejtua publikut në lidhje me sëmundjen e babait të tij:
“Disa vite më parë, babai im, me ndihmën e Williams, shkoi për një skanim të trurit, ku u diagnostikua zyrtarisht. Kjo i shkakton atij gjykim të dobët, probleme me kujtesën dhe ai nuk mund të kontrollojë as impulset bazë”.
“Ai aktualisht është duke qëndruar në një hotel në Fort Worth”, thuhet më tej.